Tubimi i 33-të! Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen!
Lajmifundit
/
2 Korrik 2026, 19:59
Aktualitet

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marsghuar drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 33-të kundër qeverisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.


