Tritoli në banesën e biznesmenit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, policia identifikon 2 autorët

Aktualitet

Tritoli në banesën e biznesmenit në Shkodër/ Zbardhet

Zbardhet ngjarja e djeshme në Shkodër. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy të rinj për vendosjen e një sasie tritoli në garazhin e biznesmenit. Sipas autoriteteve, të rinjtë e dyshuar janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

SHKODËR

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, ku shtetas të paidentifikuar vendosën lëndë eksplozive në garazhin e automjeteve të një shtetasi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i 2 shtetasve të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe u bë shpallja e tyre në kërkim.

Autorët e dyshuar, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve, të cilët janë larguar me një motomjet të vjedhur pak para ngjarjes, në qytetin e Shkodrës.

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të DVP Shkodër dhe me Prokurorinë e Shkodrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku në derën e garazhit të automjeteve, në pronësi të shtetasit A. U., shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj.

Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT