Tritoli në banesën e Armand Dukës, Gjykata e Durrësit jep vendimin, lihet në burg 34-vjeçari

Aktualitet

Tritoli në banesën e Armand Dukës, Gjykata e Durrësit jep

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlend Hasanajn, i cili akuzohet se vendosi tritolin pak ditë më parë në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.

ME TE LEXUARAT