“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe ka shprehur kritika lidhur me mënyrën sesi akademia ka vepruar 30 vitet e fundit.
“Do më lejosh të jem i vërtetë. Mund ta thoja me një fjalë, është trishtim. Për mua po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti, skena.
Para 30 vjetësh, dy nga pedagogët nga më të zakonshmit që ka pasur ajo, për mos të përdorur ndonjë fjalë tjetër, e kthyen si një pronë private aty. E kthyen në restorant atje. Ato netët që punonim dikur ngelën thjesht kujtime.
Unë kam dhënë gjithë jetën regji dhe mjeshtëri aktori. Edhe jap leksione teorike tani, sepse menaxhimi i zanatit është bërë pa sens.
Talentet dikur zbuloheshin që në shkollë. Sot është e vështirë, mund të gjesh aktor. Të kap dhimbja e kokës për të zgjedhur aktorë.” – tha Kumbaro.


