Trazira në burgjet e Ekuadorit, shteti “luftë” me bandat që pas arratisjes së mafiozit të rrezikshëm
Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një trazirë në burgun Guayaquil në Ekuador, i cili është tronditur nga dhuna që nga arratisja e Fitos, një bos krimi dhe një rrezik publik numër një.
Kreu i bandës më të fuqishme të vendit, Jose Adolfo Macia ose “Fito” u arratis nga burgu i Guayaquil më 7 janar. Ai mbetet i pakapshëm në këtë fazë.
Ai vuante dënimin me 34 vjet për pjesëmarrje në krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Arratisja e “Fitos” u pasua nga trazira në disa burgje ekuadoriane dhe një rritje e dhunës së bandave në rrugë – shpërthime bombash, vrasje dhe madje edhe persona të armatosur të maskuar që sulmuan një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Për të vënë situatën nën kontroll, presidenti i krahut të djathtë të Ekuadorit Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe “luftë” ndaj bandave, duke vendosur 20,000 anëtarë të forcave të armatosura.
Dikur një oaz paqeje dhe qetësie në Amerikën Latine, Ekuador, midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet me prodhimin më të madh të kokainës në botë, është copëtuar vitet e fundit nga një valë dhune bandash që konkurrojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit dhe burgjet.