Aksidenti hekurudhor me dhjetëra viktima në Spanjë, Rama i shpreh ngushëllimet homologut të tij, Pedro Sanchez

Aktualitet

Aksidenti hekurudhor me dhjetëra viktima në Spanjë, Rama i shpreh

Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur këtë të diel në Adamuz, Spanjë, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar mbi 30 viktima, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu ngushëllimet në emër të popullit shqiptar dhe atij vetë personalisht duke theksuar se në këto momente dhimbjeje jemi pranë popullit dhe qeverisë spanjolle.

Në një status në X, Rama i drejtohet këtë të hënë drejtpërdrejt kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, duke shkruar:

“I dashur Pedro @sanchezcastejon, Kam marrë me trishtim të thellë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në Adamuz.

Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa pushim për t’u përgjigjur kësaj tragjedie.”

ME TE LEXUARAT