Tiranë, i moshuari gjendet i vdekur me duart e lidhura me kabllo elektrike!

Aktualitet

Tiranë, i moshuari gjendet i vdekur me duart e lidhura me kabllo elektrike!

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të mërkure në banesën e tij në Tiranë.

Viktima është shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në kryeqytet, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”.

Sipas bluve të Tiranës, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT