Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy hajdutët në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.
Sipas njoftimit të bluve, të arrestuarit, E. H., 36 vjeç, dhe E. K., 31 vjeç, të dy banues në Vlorë rezultojnë me me precedent kriminal për vjedhje.
“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në territor, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë konstatuar lëvizje të dyshimta pranë një subjekti tregtar, në lagjen “24 Maji”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke kapur dhe arrestuar në flagrancë dy shtetas që po tentonin të vidhnin, konkretisht:
E. H., 36 vjeç, dhe E. K., 31 vjeç, të dy banues në Vlorë, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.