Tentuan të hynin në Shqipëri, kapen tre të shumëkërkuar, mes tyre një femër

Aktualitet

Tentuan të hynin në Shqipëri, kapen tre të

Tre të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur nga policia në Rinas, Hani i Hotit dhe Morinë. Mes të ndaluarve është edhe shtetësja kosovare Ardita Avdiu, 49 vjeçe, e dënuar për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

"Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç. Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme."

 

ME TE LEXUARAT