Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 8 të huaj, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 8 të

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44 vjeçar, pasi tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia njofton se është arrestuar shtetasi G.H, banues në Tiranë.

Sipas policisë, personi në fjalë u kap mat në aksin rrugor Shkodër- Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”

ME TE LEXUARAT