Tentoi të digjte me benzinë ish gruan, 12 vite burg për shqiptarin në Greqi

Aktualitet

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan, 12 vite burg për

Autoritetet në Greqi kanë dënuar me 12 vite burg një 52 vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasjeje.

Mediat vendase shkruajnë se, shqiptari ka tentuar të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar, ngjarje e ndodhur në vitin 2022.

Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.

ME TE LEXUARAT