Tensionet në Lindjen e Mesme, vriten dy gazetarë në Liban
Dy gazetarë që punonin për një stacion televiziv libanez u vranë sot nga një sulm izraelit pranë kufirit me Izraelin, sipas mediave shtetërore libaneze dhe rrjetit Al Mayadeen.
Sipas Al Mayadeen, incidenti ndodhi pranë qytetit Tir Harfa, rreth një milje nga kufiri izraelit, dhe qëllimisht kishte në shënjestër ekuipazhin televiziv sepse rrjeti është pro-palestinez dhe në favor të aleancës ushtarake rajonale të Iranit.
Vetë kryeministri libanez Najib Mikati fajësoi Izraelin, duke thënë në një deklaratë se sulmi ishte një përpjekje izraelite për të heshtur mediat. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Al Mayadeen emëroi gazetarët që u vranë duke punuar për të: ata janë Farah Omar, një korrespondent dhe Rabi al-Memari, një kameraman. Më shumë se 50 gazetarë janë vrarë që nga 7 tetori, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, shumica në Gaza.
Dhuna në kufirin Izrael-Liban është përshkallëzuar, duke rritur frikën perëndimore për zgjatjen e luftës në Lindjen e Mesme që mund të tërheqë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Iranin.