Mbështetësi i Belerit e pështyu në fytyrë, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng...
Pas incidentit në bashkinë e Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”
“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej.
U ndal dhe tek hipotekimi I pronave në Himarë
“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.
Gjithashtu një koment pati dhe për sezonin turistik.
“Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik, dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën. Motivimi im është bashkim" bashkëpunim dhe punë.
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda ccdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligji dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.
Tensione para bashkisë së Himarës, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, po zgjidhet kryetari i bashkisë, ka nisur me tensione.
Me thirrje greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës Vangjel Tavonë, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.
Siç shihet nga pamjet siguruara një nga banorët me kapele në kokë pështyn në fytyrë prefektin, i cili e ruajti qetësinë.
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.
“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen Zv. kryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”.- thuhet në Neni 61, pika 5.