Gruemirë, 100 plumba drejt banesës së familjes Kurtaj, dy autorë të maskuar qëlluan kamerat e sigurisë
Afro 100 plumba kanë terrorizuar banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe mbrëmjen e kaluar. Tre anetare të familjes Kurtaj nga fshati Linaj në Malësinë e Madhe u bënë pjesë e këtij sulmi me armë zjarri ndaj tyre.
Dy persona të maskuar dhe me motor kanë qëlluar në drejtim të një automjeti ku ndodheshin Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj. Sipas dëshmisë të këtyre tre personave gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit.
Dy personat e maskuar që po shkonin drejt një zone malore me motor papritur kanë qëlluar me armë zjarri shotgan kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë.
Pas disa orësh, gjatë pasdites pas orës 18:00 dy shtetasit me motor janë kthyer dhe tre personat e familjes Kurtaj, të cilët po i prisnin nëse do ktheheshin kanë njohur motorin. Në atë moment kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por këta dy shtetas ende të paidentifikuar kanë vijuar rrugën.
Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Një ndjekje që ka zgjatur rreth 10 minuta e shoqëruar me të shtëna dhe afro 100 plumba.
Dy autorët qëlluan në tokë me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre dhe jo në drejtim të automjetit. Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur.
Tre shtetasit e familjes Kurtaj kanë dhënë dëshminë e tyre në komisariatin e policisë Malësi e Madhe duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë shtetasit që qëlluan fillimisht kamerat e sigurisë tek banesa në Linaj dhe më pas në drejtim të tyre gjatë ndjekjes me makinë.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve që qëlluan me armë zjarri duke terrorizuar banorët të cilët kanë dëgjuar të shtënat.
"Gjetëm 4 gëzhoja", policia reagon për të shtënat me armë në Malësi të Madhe, s`ka të lënduar
Policia reagoi ne lidhje me te shtenat me arme ne Malqesi te Madhe mbremjen e djeshme.
Sipas njoftimit, ne vendin e ngjarjes jane gjetur 4 gezhoja, ndersa nuk ka persona te lenduar.
Ngjarja sipas policise, ka ndodhur ne fshatin Gruemire.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.
Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Të shtëna me armë në Malësi të Madhe, dyshohet për shkëmbim zjarri
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një patrulle policia. Efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe dhe dy persona kanë qëlluar policinë.
Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe. Deri tani nuk raportohet për të plagosur.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.