Të shtëna me armë në furrën e bukës në Milano, një i vdekur e një i plagosur rëndë

Aktualitet

Të shtëna me armë në furrën e bukës në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas gazetës Il Giorno, ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara, ndërsa i plagosuri mendohet se është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.

Mesa duket ka qenë një ekzekutim gjakftohtë, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori i vrasjes është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.

ME TE LEXUARAT