Surpiza e zgjedhjeve për Çim Pekën ka qenë Julia Ilirjani! Gazetari: Çfarë klasi, nuk kam parë grua më të dinjitetshme

Aktualitet

Surpiza e zgjedhjeve për Çim Pekën ka qenë Julia Ilirjani!

Zgjedhjet e 11 Majit përfunduan, forca politike që do të drejtojë vendin për 4 vite u vendos, deputetët u caktuan, disa “festojnë” e disa të tjerë qahen dhe akuzojnë, ndërkohë që kandidatja e PD-së, Julia Ilirjani ka pranuar rezultatin në qetësi duke mos bërë asnjë koment pozitiv apo negativ për këtë proces.

Ky detaj i ka bërë përshtypje edhe gazetarit Çim Peka, i cili nuk ka nguruar që të ndajë publikisht opinionin dhe konsideratën e lartë për aktoren.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Peka ka postuar një foto të Julias krah së cilës shkruan se me sa dinjitet dhe klas e përballoi këtë proces zgjedhor. Ai thekson se aktorja në këtë garë ishte e vetme, pa mbështetje, por sërish ndërmori vendimin për të kandiduar dhe për të shprehur publikisht qëndrimin e saj.

“Nuk e kam pasur asnjëherë në studio, e kam parë vetëm nga rrjetet dhe ekrane. Por, supriza e këtyre zgjedhjeve për mua është kjo zonjë. Asnjë përkrahje, e vetme, e bindur që nuk kishte shance, hyri në një garë krejt të pabarabartë vetëm për të bërë publike bindjet e saj. Asnjë fjalë zemërimi pas zgjedhjeve, asnjë ankesë, asnjë pendese, thjeshtë bio. Nuk kam parë grua më të dinjitetshme në këto zgjedhje dhe post/ zgjedhje në qëndrime se sa kjo zonjë! Çfarë klasi!”, shkruan Peka.

Ndërkohë që kujtojmë se Julia Ilirjani kandidoi nën logon e PD-ASHM në qarkun e Tiranës ku dhe arriti të merrte vetëm 391 vota.

Surpiza e zgjedhjeve për Çim Pekën ka qenë Julia Ilirjani!

ME TE LEXUARAT