Dy mijë efektiva kontroll në sera, magazina e banesa, policia nuk tregon sa drogë është kapur

Aktualitet

Dy mijë efektiva kontroll në sera, magazina e banesa, policia nuk

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, ku janë anagazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli, janë ushtruar 9965 kontrolle.

Sipas uniformave blu, konkretisht janë zhvilluar “4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura”.

Por ndersa ka dhene sttistikat e operacionit, policia nuk thote nese eshte kapur droge dhe nese po sa eshte sasia e lendes narkotike te kapur.

ME TE LEXUARAT