Sunak telefonatë me Netanyahun: Një përshkallëzim rajonal nuk është në interesin e askujt
Lajmifundit
/
16 Prill 2024, 21:40
Aktualitet
Kryeministri britanik, Rishi Sunak zhvilloi një bisedë telefonike të martën me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sunak i shprehu Netanyahut se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt dhe se dhe vetëm do të thellonte pasigurinë në rajon.
“Ai theksoi se përshkallëzimi i madh nuk është në interesin e askujt dhe vetëm se do të thellojë pasigurinë në Lindjen e Mesme. Është një moment për qetësi”, njoftoi zyra e Sunak.
Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Izraelit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme.