Suedi-Shqipëri, tifozët kuqezi rrethojnë stadiumin para ndeshjes

Aktualitet

Suedi-Shqipëri, tifozët kuqezi rrethojnë stadiumin para ndeshjes

Ndeshja me Suedinë do të jetë si në shtëpi për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Kuqezinjtë luajnë në fushën e skandinavëve, por do të kenë një mbështetje të ndjeshme nga tifozeria shqiptare.

Kjo e fundit është e shumtë në numër jashtë stadiumit “Friends Arena” ku zhvillohet takimi dhe që dy orë para sfidës, ka rrethuar impiantin duke e bërë këtë duel thuajse një ndeshje që kuqezinjtë e luajnë në fushën e tyre.

ME TE LEXUARAT