SPAK nis hetimin pasuror ndaj Flamur Nokës, deputeti: S`kam dijeni!
Prokuroria e posacme, SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij.
Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve.
Sipas mediave, hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë, dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tema mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, I cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.
Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.
Ne studion e tv a2 cnn, Noka ka dhene edhe reagimin e tij ne lidhje me lajmin e nisjes se hetimit nga SPAK duke vene ne dukje se nuk ka dijeni, megjithatë shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për shkak se pasuria e tij është e deklaruar.
Ai e konsideroi si një presion i Dumanit, por shton se kjo nuk e step në betejën e tij opozitare.
“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë qe e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute, kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi, asgjë tjetër përveç trupit tim, nuk jam në dijeni, por të të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujtnë xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.