SPAK lëviz të gjitha gurët, kërkon me ngulm burgosjen e Edvin Priftit, ja kërkesa në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

SPAK lëviz të gjitha gurët, kërkon me ngulm burgosjen e

Burime bejnë me dije se Prokuroria e Posacme (spak) do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvin Prifti.

Mësohet se SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit nga Apeli i GJKKO-së dhe brenda afatit prej 15 ditës do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ishte Apeli i GJKKO-së që vendosi lirimin nga qelitë e paraburgimit të kardiokirurgut Edvin Prifti. Mjeku i QSUT ishte lënë në burg prej gati tre javësh pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Ai u prangos për llogari të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Prifti akuzohet se merrte para për pacientet që operonte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga kontrolli i policisë, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë Lekë.

ME TE LEXUARAT