SPAK kërkon 25 vjet burg për “të fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali

Aktualitet

SPAK kërkon 25 vjet burg për “të fortin e Myslym

SPAK ka kërkuar  25 vite burg për “të fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali

Cukali akuzohet se është porositës i atentatit me minë në automjet të Gjon Menës, por që dështoi.

Ai dyshohet se organizoi gjithë skemën, ndërkohë që u zbulua nga një kushëri i cili do të ishte autor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë 8 vjet burg janë kërkuar për dy të penduarit e drejtësisë, Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

21 vjet burg janë kërkuar për Paris Prengën dhe 22 vjet për Blendi Dedën. 

 

ME TE LEXUARAT