Sot 17 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 të vdekur dhe 300 të lënduar!

Aktualitet

Sot 17 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 të vdekur dhe 300 të

Sot shënohen 17 vjet nga shpërthimi tragjik në fabrikën e municioneve në Gërdec, i cili mori jetën e 26 personave dhe la 300 të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë shkatërroi gjithashtu banesat e zonës.

Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur. Shumë shtëpi u shkatërruan totalisht dhe shpërthimi krijoi një krater të madh.

Sot, 17 vite pas ngjarjes askush nuk është dënuar për jetët e marra. Kryeministri i kohës, Sali Berisha do të deklaronte se përpara shpërthimit nuk e dinte se ekzistonte një fshat i quajtur Gërdec. Një javë pas tragjedisë, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen. Ky shpërthim i mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. 

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit. 

ME TE LEXUARAT