Vodhi miliona euro me mikro-kreditë, Olsi Ibro piu fotoksinë para se të hidhej nga pallati
Para se të hidhej, Olsi Ibro ka konsumuar fostoksinë thonë burime për Top Channel.
Olsi Ibro u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë.
Ai ishte i përfshirë në skemën e mashtrimit miliona eurosh.
Skandali me mikrokreditë, njëri prej të akuzuarve, u hodh nga pallati një ditë pas sekuestrimit të “Micro Credit Albania” dhe “Final”
Njëri prej të akuzuarve me skandalin e mikrokredive, Olsi Ibro është vetëvrarë këtë të shtunë.
Sipas informacioneve të para, ai është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”.
Njoftimi i policise: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.