Skandali i mikro-kredive, Sejko e pranon: Po hetojmë kompaninë "Final"

Aktualitet

Skandali i mikro-kredive, Sejko e pranon: Po hetojmë kompaninë

Skandali i mikrokredive po zgjerohet me te dhenat e reja qe po dalin ne publik nderkohe qe tashme dosja hetimore me te dyshuar edhe kreun e Bankes se Shqiperise, ndodhet ne SPAK, pasi prkuroria e Tiranes e kaloi per kompetence hetimi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se nuk ishte marrë në pyetje nga organet e hetimit lidhur me mashtrimi me mikrofinancat dhe se nga ana e saj BSH nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë dhe se po heton kompaninë ‘Final’ që ka lidhje me Micro Credit Albania

"Në shumë raste nuk ka tjetërsim pronash por sekuestro preventive. Pra bllokohet deri në shlyerje të detyrimit, por ka pasur raste të tjetërsimit të pronave nga kredi me kolateral, janë 66 milionë lekë tjetërsimi në vitin 2020, dhe janë 50 prona tjetërsuar, e ka vendosur gjykata dhe pjesa tjetër është sekuestro preventive. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne po hetojmë edhe kompaninë FINAL, jemi aty që në fillim të muajit maj që mos të ketë kalim të portofolit, që të shmangim çdo shkelje.

Ose nëse do ketë kalime të jenë të ligjshme. Deri në fund të qershorit kompania MCA duhet ta shesë portofolin e saj banka dhe jo banka të licencuara, për të menaxhuar këta klientë që të mos mbeten jashtë regjistrit, pasi do ti ndjekin përmbaruesit. 

Kompania FINAL, ka 16.600 klientë dhe po e hetojmë, po 90% të klientëve i ka në përmbarim. Ekzaminimi është proces i detajuar" tha Sejko.

RAPORTIMI I KREUT TE BSH NE PARLAMENT:

Sipas raportimit te guvernatorit, kompania Micro Credit Albania nuk ka ushtruar aktivitetin edhe përgjatë vitit 2023 për shkak të shkeljeve të shumta që u konstatuan nga Departamenti Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

"Kjo kompani ka 15.944 klientë kredimarrës. Nga këta 90% e tyre kanë marrë vendim gjykate, ose që janë në proces përmbaruesish. N total kompania MCA ka blerë portofole me një vlerë9.6 mld lekë është, nga të cilat është rekuperuar 10% e këtij portofoli. Në total pranë nesh janë bërë 85 ankesa janë bërë ndaj këtij subjekti.

Banka e Shqipërisë sipas Sejkos, nuk ka kompetencë për të monitoruar përmbaruesit.

“Ne nuk licencojmë apo mbikëqyrim përmbaruesit gjyqësor, dhe ne nuk i monitorojmë barrën financiare që krijohet për qytetarët, është kompetencë e Gjykatës, që ka dhënë urdhër për shlyerjen e detyrimit të papaguar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në marrëdhënien e MCA me përmbaruesit gjyqësor, juridiksionin e kanë vetëm organet gjyqësore”, Sejko.

Guvernatori tha se nuk ka pasur asnjë informacion që kompania MCA, po hetohet për mashtrim financiar.

Ne nuk kishim informacion mbi mashtrimin financiar, ato që ne kemi evidentuar janë ato që kemi ne kompetencë, dhe ne vendosëm të pezullonim licencën. Pas një viti në fund të 2023, ne bëmë kontrollin përsëri, dhe u vu re përsëri devijancë. As nga prokuroria nuk kemi pasur informacion pasi e kemi pyetur, nëse ndaj këtij subjekti kishte hetim për mashtrim financiar.

Guvernatori tha ndër të tjera se Banka qendore ka marrë masa ndër vite për të mbrojtur konsumatorët.

Kufizuam penalitetet në masën 30% të shumës së detyrimit të papaguara, pasi penalitetet ishin të larta... kufizuam normat e interesit për të mbrojtur konsumatorët nga kostot e larta të kredisë....interesat janë zvogëluar me tre herë nga sa ndodhte më parë, dhe do të ulet më poshtë. Ishim në nivelin 200% të normës së interesit dhe tani jemi 50-60% për kredinë konsumatore nga jo bankat. Po ashtu kufizimi i penaliteteve ka efekt pozitiv pasi gjoba nuk mund të jetë më e lartë se 30% e detyrimit të papaguar”, tha Sejko

Sipas tij, Banka e Shqipërisë, në vazhdimësi, ka sugjeruar aksione të bashkërenduara për një përmirësim të qenësishëm të të gjithë këtij procesi. Por, nga vetë natyra e tyre, këto aksione kërkojnë përfshirjen edhe të palëve të tjera.

“Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në:

Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë;

Hartimin, në bashkëpunim me Bankën Botërore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka;

Përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit;

Shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionare, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me 2 nivele;

Regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofoleve, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e intereresit,” tha Guvernatori.

ME TE LEXUARAT