Shumica e shqiptarëve e mendojnë të largët anëtarësimin në BE
Pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë mendojnë që anëtarësimi ynë nuk do të jetë i afërt.
Kështu në gjetjet e fundit të sondazhit të Euronews Albania rezulton se më shumë se 70 përqind e tyre s’kanë shpresë se ky proces do të ndodhë në më pak se 10 vite.
Data Centrum shpjegon se 26,4 përqind e të pyeturve mendojnë që do të anëtarësohemi në 5 vitet e ardhshme, por ky nivel i optimistëve pasohet nga 28, 8 përqind që mendojnë se kjo nuk do të ndodhë përpara 10 viteve, 13 përqind japin 15 vite kohë deri në anëtarësim, 12,9 përqind mendojnë se do të duhen më shumë se 15 vite. Ndërkohë që 14,4% mendojnë se nuk do të anëtarësohemi asnjëherë dhe 3.9 përqind nuk e dinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithsesi shumica mendojnë se jemi më afër me BE krahasuar me 3 vite më parë (36 përqind), 33,3 përqind mendojnë se jemi njësoj në afrim, dhe 28,9 mendojnë se jemi më larg më BE-në ne 3 vitet e fundit, që mund të kuptohet si hapa pas në këtë proces.
Shumica e shqiptarëve e mendojnë të largët
Një tjetër e dhënë e rëndësishme dhe gjetje interesnate është mosdakordësia e qytetarëve me shprehjen se “BE nuk e pranon Shqipërinë sepse ka shumicë muslimane…”.
Kur pyeten nëse janë dakord ose jo me këtë shprehje 67,1 përqind nuk janë dakord dhe 10,8 përqind janë dakord.