Shtyhet seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja dhe data e përballjes së radhës

Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja dhe

Është shtyrë seanca në gjykatë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca është caktuar për ditën e enjte më 22 prill, në orën 13:00.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë fakti se duhen njoftuar dëshmitarët e Prokurorisë, që seanca për Llallën kalon në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

Kujtojmë se në seancën e kaluar në GJKKO, ku i pranishëm ishte edhe vetë ish-kryeprokurori, u vendos që ky i fundit të gjykohet me procedurë të zakonshme. Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë në 3 raste.

ME TE LEXUARAT