Shteti Bektashi, projekt i shkëlqyer apo vendim i popullit? Çfarë deklaroi i dërguari i Trump në Tiranë

Aktualitet

Shteti Bektashi, projekt i shkëlqyer apo vendim i popullit?
I Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, zhvilloi një vizitë në Tiranë. Pas takimeve me përfaqësues të grupeve parlamentare të PS dhe PD, Zampolli në një prononcim për mediat vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar vendin tonë një “aleat të shkëlqyer”, ndërsa komentoi edhe projektin për shtetin Bektashi, për të cilin tha se vendimi u takon shqiptarëve.

Zampolli: Kjo është një vizitë kortezie. Diskutuam për rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve tona. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer për ne dhe ne, në SHBA, e duam Shqipërinë.

Shteti bektashi?

Zampolli: Mendoj se është një projekt i shkëlqyer, por u takon shqiptarëve të vendosin. Pashë vlerat që përfaqëson, erdha këtu për të mësuar, por mbi të gjitha ne i duam njerëzit e Shqipërisë. Për të gjithë ju, Presidenti Trump e do Shqipërinë, Marco Rubio e do Shqipërinë, ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj.

Për shtetin bektashi duhet të vendosë populli juaj dhe mendoj se, nëse njerëzit e duan, është diçka e mirë. Mund të jetë një identitet shumë i mirë për shtetin dhe... Ne besojmë në bashkëjetesën ndërfetare.

Presidenti im beson te të gjitha fetë dhe te mbrojtja e vendeve të kultit. Për pak sa nuk u takuam me Ramën në Romë. Besoj se ai po udhëton drejt jugut, sepse ka disa zjarre. Shqipëria është në flakë.

ME TE LEXUARAT