Shtëllunga tymi dhe flakë, zjarr i madh në një lokal të Fierit

Aktualitet

Shtëllunga tymi dhe flakë, zjarr i madh në një lokal të

Një lokal është përfshirë nga flakët këtë mesditë në qytetin e Fierit. Lokali ka marrë flakë, teksa punonjësit ndodheshin brenda godinës.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Siç shihet dhe nga pamjet, e gjithë godina është përfshirë nga shtëllunga tymi, ndërsa në pjesën e brendshme është pushtuar nga flakët.

Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin jashtë punonjësit pa u lënduar dhe të vënë në kontroll flakët. Ndërkohë, nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka nisur te fritëza e patateve, duke u shpërndarë në gjithë godinë.

ME TE LEXUARAT