Shqiptari vret shqiptarin në Itali/ DETAJE, viktima dhe autori nga i njëjti fshat i Lezhës (Emrat)

Aktualitet

Shqiptari vret shqiptarin në Itali/ DETAJE, viktima dhe autori nga i

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në një provincë në Breshia të Italisë, ku u ekzekutua një shqiptar 33-vjeçar.

Alfons Kola, 33-vjeçari është shqiptar i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje./ Top Channel

ME TE LEXUARAT