Shqiptari ekzekuton bashkëkombasin në Gjermani, policia: Shkak një debat i momentit!
Policia gjermane ka arrestuar një 52-vjeçar pasi akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, 39 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, sipas policisë gjermane, pas një debati në zonën e Eisenbahnstrasse.
39-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në kuadër të hetimeve policore ditën e djeshme u bë arrestimi i 52-vjeçarit, pasi dyshohet se është autor i vrasjes.
Njoftimi i policise gjermane:
Mbrëmjen e së shtunës ka pasur një debat në zonën e Eisenbahnstrasse në numrin 30 për arsye ende të paqarta. Për pasojë një 39-vjeçar (shqiptar) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dashur të reanimohet në vendngjarje. Pavarësisht masave të menjëhershme mjekësore, ai ndërroi jetë në spital.
Në kuadër të hetimeve policore dje është arrestuar përkohësisht i akuzuari (52, shqiptar). Ai është sjellë sot para gjyqtarit hetues në Gjykatën e Qarkut në Lajpcig, i cili me kërkesë të prokurorit publik ka lëshuar një urdhër arresti ndaj 52-vjeçarit për dyshimin e fortë për vrasje me paramendim dhe ka urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë publike për rrjedhën e krimit dhe sfondin e dyshuar të ngjarjes janë duke vazhduar. Dëshmitarët që mund të japin informacione për faktet e rastit janë ende të lutur të kontaktojnë policinë kriminale, Dimitroffstrasse 1 në 04107 Leipzig, Tel (0341) 966 4 6666.