Shqipëria shkëlqen ndaj Suedisë, mbyllet pjesa e parë
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën miqësore Suedi-Shqipëri.
45 minuta me të vërtetë spektakolare, për rastet e krijuara. Ndeshja nisi me Suedinë më kërkuese, por rastin më të mirë e kishte Shqipëria në minutën e 12-të, me Brojën që shpërtheu nga e djathta dhe pas një kontakti bie në zonë. Protesta nga kuqezinjtë për penallti, por arbitri vazhdoi lojën.
Në minutën e 19-të, suedezët iu afruan golit, por gjuajtja u ndal nga shtylla. Pak minuta më vonë, ishte Broja që shënoi për Shqipërinë, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në minutën e 24-t, ishte Laçi që pas futjes në zonë, provon me një gjuajtje, por topi shkoi jashtë.
Në fundin e pjesës së parë, Suedia rrezikoi dy herë, por Strakosha, me dy pritje vendimtare e mbajti portën të paprekur.