Shpërndante kanabis me motor në Lezhë, ja kush është 19-vjecari i arrestuar

Aktualitet

Shpërndante kanabis me motor në Lezhë, ja kush është

Policia tha se një 19 vjeçar është arrestuar ne Lezhë pasi u kap me disa doza kanabis të cilat i shpërdante duke përdorur një motomjet pa targa.

Mesohet se në pranga ka rënë i riu Eraldo Ndreca i cili u kap teksa qarkullonte në aksin rrugor Lezhë-Milot ku pavarësisht thirjeve të policisë ka refuzuar të ndalojë duke vijuar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të Lezhës.

Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pas kryejes se veprimeve te para, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT