“Shkuam të sqaroheshim”, të plagosurit nuk tregojnë shokun: Si nisi sherri me Gjinin për gërvishtjen

Aktualitet

“Shkuam të sqaroheshim”, të plagosurit nuk tregojnë

Dy të rinjtë e plagosur të shtunën me armë zjarri në Tiranë, nuk e ka kanë ndihmuar policinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pavarësish dëshmisë së dhënë prej tyre. Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç nga ambientet e Spitalit të Traumës, aty ku morën mjekim pas plagëve të shkaktuara në trup, kanë rrëfyer se si ndodhi plagosja.

Ata u thanë efektivëve se kishin shkuar në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand” për të takuar një shokun e tyre. Teksa lëviznin me një makinë, ata janë përplasur me një tjetër mjet, ku dhe më pas janë konfliktuar.

Pas sherrit të dy palët janë larguar prej andej. Burime pranë policisë sqaruan se dy të rinjtë nuk kanë dhënë dëshmi të plotë, pasi nga hetimet dhe këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se në makinë me Gjokën dhe Marashin ishte edhe një tjetër person, identitetin e të cilit ata nuk e kanë treguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjoka dhe Marashi kanë pohuar se nuk njiheshin më parë me autorin, Aldo Gjinin, por kishin shkuar sërish në atë zonë për t’u sqaruar. Dhe sapo janë ulur në lokal janë plagosur.


Përveç autorit kryesor, policia ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij që e ndihmuan të largohen prej andej, Njazi Kulla dhe Besart Pashkaj. Aldo Gjini rezultonte të ishte në kërkim ndërkombëtar që prej shkurtit të këtij viti për një plagosje të ndodhur nëntorin e kaluar në Luksemburg.

Pasi ka kryer këtë krim, policia ka dyshime se në vendin tonë ai është futur në mënyrë ilegale, për shkak se nuk rezultonte i regjistruar në sistem. Ndërsa në vitin 2016-të, Aldo Gjini, i njohur ndryshe edhe me emrin Iamandi është arrestuar në Itali së bashku me të vëllanë dhe një tjetër person për trafik droge.

ME TE LEXUARAT