Shkrumbohet furgoni i parkuar anës rrugës në Korçë, detajet e para

Aktualitet

Shkrumbohet furgoni i parkuar anës rrugës në Korçë,

Një furgon, i cili ishte parkuar në anë të rrugës, është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec.

Policia bën me dije se nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.03.2024, rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT