Shkodra bojkoton, asnjë qytetar nuk del në protestën për atentatin me tre të vrarë

Aktualitet
Shkodra bojkoton, asnjë qytetar nuk del në protestën për

Orët e vona pas krimit që tronditi një qytet të tërë dhe zgjimi i heshtur këtë të enjte, duket se i kishin paraprirë protestës së paralajmëruar në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës. Asnjë qytetar nuk shkoi atje, për të shprehur revoltën me revanshin që kanë marrë bandat.

Kryeqendra e veriut, qyteti djep i kulturës dhe traditës së lartë qytetare, është gjunjëzuar përpara krimit.
Shkodra është zgjuar këtë të enjte pa fjalë për dy djem të rinj që masakruan me breshëri plumbash, si dhe një grua që po kalonte në rrugën e përditshme me bashkëshortin e saj, kur makina e cila ra në atentat i mori përpara.

Qyteti i biçikletave, vlerave dhe humorit karakteristik sot është në zi. Shkodranët kanë zgjedhur të heshtin, të ulin kokën dhe të vazhdojnë jetën e tyre, askush nuk guxon të flasë, të ngrejë zërin për vrasje që bëhen në mes të qytetit dhe marrin jetë krejt të pafajshme.

Ngjarja e djeshme ishte shumë e rëndë për nga organizimi dhe bilanci tragjik që la pas, por protesta e paralajmëruar për në orën 18:00 të kësaj pasditeje ishte përtej atij atentati, ishte për t'i thënë JO krimit.

ME TE LEXUARAT