Shkodër, vidhet shumë e madhe e parash nga banesa e ish-mjekes, i kishte fshehur në dollap!
Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen "Ura Dervishbeg" në Shkodër.
Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim sot (12 shkurt 2025) në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.
Shuma e vjedhur dyshohet të jetë mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave, bëjnë të ditur hetimet.
Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave. Blutë po punojnë për identifikimin e tij, citon shqiptarja.