Sherri me thikë në shkollën në Gjirokastër, flet dëshmitarja: Vajza qante, djali mbante barkun me dorë
Një qytetare ka përshkruar të gjithë ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.
Ajo tha se ishin qytetarët të cilit i dhanë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas lajmëruan ambulancën dhe policinë.
“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.
Kujtojmë se një 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një vajzë 13-vjeçare jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy të miturit janë parë duke debatuar dhe më pas vajza e ka qëlluar me thikë.
Djali është transportuar për në spital ndërsa 13-vjeçarja do të pyetet nga policia në praninë e psikologut. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.
Sherr në shkollë, 13-vjeçarja plagos me thikë nxënësin në Gjirokastër
Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Mësohet se një 13 vjeçare ka plagosur me thikë një 15 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”, jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare, “Koto Hoxhi”. 15 vjeçari është dërguar në spital, ndërsa e mitura tjetër vajza 13 vjeç është shoqërua në polici.
E mitura do të merret në pyetje në prani të psikologut. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.