Sherr mes dy grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar në Itali
Lajmifundit
/
8 Shtator 2024, 22:50
Aktualitet
Një i ri shqiptar mbeti i plagosur me thikë pas përplasjes së dy grupeve në Montù Beccaria, në zonën e Pavias.
Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari shqiptar u plagos pas një sherri që shpërtheu në Oltrepo, Itali.
Raportohet se në sherr u përfshinë dy grupe, një shqiptar dhe një tjetër egjiptian.
I riu shqiptar u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të qndrueshme, ndërkohë lëndime kanë marrë edhe 6 persona të tjerë.
Sipas mediave italiane, përleshja përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia.