Shembet një masiv shkëmbor, bllokohet për disa orë qarkullimi në Shkopet

Aktualitet

Shembet një masiv shkëmbor, bllokohet për disa orë

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”, duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një fadromë po punon për heqjen e gurëve.

Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

 

 

ME TE LEXUARAT