Sarandë/ Zjarr në një banesë të kthyer në lavanderi, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen në pallat

Aktualitet

Sarandë/ Zjarr në një banesë të kthyer në

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës, pranë ish-shtëpisë së lindjes.

Mësohet se banesa ishte përshtatur dhe përdorej si lavanderi. Pas njoftimit për flakët, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët nuk kanë mundur të përhapen në apartamentet dhe ambientet e tjera të pallatit.

Nga të dhënat paraprake të shërbimit zjarrfikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik apo një problem me ndonjë pajisje elektrike.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e zjarrit.

ME TE LEXUARAT