Rrëzimi i rekurseve në Gjykatën e Lartë/ Gjokutaj: Ditë sulmi mbi opozitën

Aktualitet

Rrëzimi i rekurseve në Gjykatën e Lartë/ Gjokutaj: Ditë

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar rrëzimet e rekurseve në Gjykatën e Lartë. I ftuar në emisionin Task Force të Sonila Meços, Gjokutaj ka deklaruar se sot është dita e sulmit të pushtetit nëprmejt drejtësisë mbi opozitën.

Gjokutaj e konsideron si një ditë shumë të errët për drejtësinë shqiptare, pasi Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit, janë gjykata fakti, ndërsa Gjykata e Lartë është gjykatë supreme është gjykatë ligji.

“Kush më shumë se gjykata e ligjit do të gjykonte, konstatonte dhe do të prishte këto vendime, si në shkelje të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kodit të Procedurës Penale, shkelje që nuk duan ndonjë vështirësi të madhe të konstatohen por duan integritet shumë të lartë profesional dhe moral për tu vendosur”, ka thënë Gjokutaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Gjokutajt

Sot ka qënë një nga ditët e sulmit të pushtetit nëpërmjet drejtësisë mbi opozitën. Sot ishte caktuar data për gjykimin e 3 rekurseve. Rekursi i SPAK që kërkonte të kthente zotin Malltezi në burg, ndërkohë që zoti Malltezi ka një akuzë inekzistente, korrupsion pasiv i zyrtarëvë te lartë dhe të zgjedhurve vendorë pa qënë asnjë ditë në këto detyra dhe në bashkëpunim me zotin Berisha.

Se si mundet që të ekzistojë një lidhje e tillë kauzale dhe një figurë e tillë krimi, vetëm mendjet diabolike të SPAK-ut dhe GJKKO-së shqiptare mund ti shikojnë.

Të 3 këto rekurse, ishte rekursi i zotit Berisha, i cili nëpërmjet neve avokatëve, ka bërë rekursin ku ne kemi kërkuar pavlefshmërinë e masave të sigurimit të cilat janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit janë masa të kufizimit të lirisë dhe si të tilla nuk mund të caktoheshin pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe ky rekurs nuk është pranuar, ku po ashtu nuk është pranuar edhe rekursi i SPAK që kërkonte të ashpërsonte masën e sigurmit ‘arrest me burg’ për zotin Malltezi.

Kjo është një ditë shumë e errët për drejtësinë shqiptare, pasi ju duhet të dini që Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit, janë gjykata fakti, ndërsa Gjykata e Lartë është gjykatë supreme është gjykatë ligji.

Kush më shumë se gjykata e ligjit do të gjykonte, konstatonte dhe do të prishte këto vendime, si në shkelje të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kodit të Procedurës Penale, shkelje që nuk duan ndonjë vështirësi të madhe të konstatohen por duan integritet shumë të lartë profesional dhe moral për tu vendosur.

ME TE LEXUARAT