Rrëshqitje dherash në Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Lajmifundit
/
18 Maj 2024, 12:43
Bota
Disa pamje të frikshme shihen nga rrëshqitjet e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë.
Bëhet me dije se si pasojë e rrëshqitjes së dheut rruga është bllokuar për qarkullimin e makinave. Gjithashtu zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.
“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai.