Rikthehet acari, temperaturat zbresin deri -6°C

Aktualitet

Rikthehet acari, temperaturat zbresin deri -6°C

Shqipëria

Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë; mot të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe në të gjithë territorin ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pa shere kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C , ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°Celsius. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior -verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 5 balle.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova

Përsa i përket, Republikës së Kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin mbeten serish problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar momente me flokë dëbore.

 Maqedonia e Veriut

Po ashtu,  Maqedonia e Veriut paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, por të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme si rezultat i masave të ftohta verilindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta  nëpër të gjithë  Maqedoninë e Veriut, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore, por mundësia për reshje është thuajse zero

ME TE LEXUARAT