Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dimal, zjarrfikësit vështirë t'i afrohen, rrezikohet pylli me pisha. Ja për çfarë dyshohet

Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dimal, zjarrfikësit

Riaktivizohet zjarri në fshatin Konisbaltë në Dimal. Dyshimet janë se edhe këtë herë zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërsa në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Raportohet se zjarri është shkaktuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa vatra ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.

Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.

 

 

ME TE LEXUARAT