Rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari, policia: Përfitoi 200 mijë euro për 1 vit
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili nëpërmejt faqeve online rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion.
Gjatë një viti, 36-vjeçari ka përfituar 200 mijë euro nga kjo veprimtari, informon policia.
Në kuadër të oepracionit “Escort 1” u vu në pranga shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.
Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.
Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.