"Range Rover-i" merr përpara makinën në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen dy persona

Aktualitet

"Range Rover-i" merr përpara makinën në aksin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Mësohet se një automjet tip Range Rover është përplasur me një tjetër tip “Peugeot”. Për pasojë janë plagosur rëndë dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip "Range Rover" me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT