“Raiffeisen Bank” ia shiti kredinë, “banda e mikrokredive” i bllokoi qytetarit 9 prona dhe 10 mijë metër tokë!

Nga Rrjeti

“Raiffeisen Bank” ia shiti kredinë, “banda e

Sikurse Lajmifundit.al ka njoftuar edhe më herët, Raiffaisen Bank rezulton në dosjen e skandalit të mikro kredive pasi i ka cuar klientët e saj kredimarrës në përballje të frikshme me Micro Credit Albania, që është vendosur tashmë në qendër të skandalit.

Pas 9 urdhërave të arrestit të firmsur nga prokuroria, ndërkohë që dosja pë mosveprimin e Bankës së Shqipërisë i ka kaluar SPAK-ut, pyetja është se kur do të hetohen bankat si Raiffeisen Bank për rolin që kanë pasur në këtë aferë?     

Historia nr.1 e përmendur në dosjen hetimore të prokurorisë, është ajo e qytetarit me iniciale B.Kodra. Ai sipas prokurorisë, mori një kredi në Raiffeisen Bank dhe në pamundësi për ta shlyer të gjithën, në vitin 2017 kishte një detyrim të papaguar prej 30 767 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë fazë. Raiffeisen Bank ia shet kredinë e tij pikërisht subjektit MCA të cilit banka e Shqipërisë i ka hequr licencën e operimit për shkak të abuzimeve.

Pasi marrin të dhënat e qytetarit z.Kodra, punonjësit e MCA shkojnë tek përmbaruesi, shënojnë emrin e qytetarit në letrat e manipuluara dhe ia nisin Kadastrës duke sekuestruar nëntë prona, tokë arë, me një sipërfaqe totale oprej 10 162 m2.

Ky është vetëm njëri nga rastet e abuzimit, kur qytetarëve, u janë bllokuar prona e pasuri sa 10 fishi i detyrimeve që kishin ndaj bankës Raiffeisen në ato që cilësohen si portofoli i kredive të këqija që kanë vonesa ose dështime me kryerjen e pagesave të kësteve.

ME TE LEXUARAT