Qytetari denoncon “Raiffeisen Bank”, interesi i kartës së kreditit 12 mijë e 800 lekë në muaj!

Nga Rrjeti

Qytetari denoncon “Raiffeisen Bank”, interesi i kartës së

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë kosto të larta për shërbimet bankare që marrin në Shqipëri, krahas radhëve të gjata nëpër degë si pasojë e mungesës së stafit apo edhe mungesës së transparencës mbi kreditë, kartat, dhe tarifat e tjera.

Një prej këtyre rasteve duket se është ai i kartave të kreditit që ofrohen nga Raifeisen Bank.

Një qytetar që kontaktoi me redaksinë, tregoi se kishte paguar 12 mijë lekë të vjetra (1200 të reja) në muaj interesa për përdorimin e shumës së plotë të kartës së kreditit me limit 1 milion lekë të vjetra (100 mijë lekë të vjetra).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdoruesi i kartës tregoi se para festive në datën 24 dhjetor 2022 kreu blerje në një qendër tregtare për nevojat e tij në vlerën 100 mijë lekë të reja (1 milion lekë të vjetra).

Gjatë janarit ai monitoroi në llogarinë e tij në faqen e bankës, gjendjen e kartës dhe detyrimin me qëllim që të kthente shumën e përdorur.

Fillimisht pagoi 513.88 ALL lekë të vjetra (shuma minimale sipas sistemit), më pas 26,000.00 ALL, në fund të janarit edhe 50,000.00 ALL. Në muajin shkurt, pra ditët e fundit, qytetari monitoroi detyrimin e mbetur dhe pagoi një shumë prej 25,281.08 ALL.

Pra gjithë shuma e shpenzuar prej tij në datën 24 dhjetor 2022, është likujduar në mënyrë të plotë në datën 2 shkurt 2023, konkretisht me shumat:

25,281.08 ALL
50,000.00 ALL
26,000.00 ALL
513.88 ALL

Qytetari denoncon “Raiffeisen Bank”, interesi i kartës së

Pasi kontrolloi statementin e llogarisë, klienti i bankës mblodhi gjithë shumat e paguara prej tij dhe në finale shuma e përgjithshme që ai kishte paguar ishte 101281.08 lekë, pra 12 mijë lekë më shumë se shuma prej 100 mijë lekë të reja që duhej të paguante nëse interesi i kartës do të ishte vërtet zero.

Qytetari denoncon “Raiffeisen Bank”, interesi i kartës së

Siç shihet në këtë rast interesi është 1.2 për qind brenda një muaji, ndryshe nga informacioni që jep banka në faqen zyrtare ku thekson se blerjet dhe pagesa e detyrimit janë me komision zero.

ME TE LEXUARAT