Qëlloi me thikë nënën/ Zbardhet ngjarja në Fier, pse u plagos 50-vjeçarja nga i biri
Zbardhet ngjarja në Fier, ku një 30-vjeçar masakroi me thikë nënën e tij.
Raportohet se djali, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij Donikës.
Gruaja ka refuzuar dhe nënë e bir kanë debatuar me fjalë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Debati ka qenë i fortë dhe më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë.
Klaudio Çobaj është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, teksa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi shtetasi Klaudio Çobaj 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.